Edhe pse Lumi Shkumbin herë pas herë pastrohet, qoftë nga autoritetet komunale qoftë nga iniciativa të qytetarëve, megjithatë mbetet problematike hedhja e mbeturinave. Qytetarë të pandërgjegjshëm apo kompani private jo rrallë herë mbeturinat i hedhin drejtpërdrejt në rrjedhën e lumit Shkumbin.Kjo krijon përshtypjen se shtrati i Lumit Shkumbin nuk pastrohet dhe është deponi për mbeturina.Gjatë ditës së sotme sërish janë hasur mbeturina të hedhura në Lumin Shkumbin në pjesën tek Çarshia e Epërme. Kjo ka bërë që të del në teren sërish kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, i cili ka kërkuar nga qytetarët që të jenë më të kujdesshëm, ndërsa tash e tutje do të vazhdohet me indentifikimin e atyre që ndotin lumin dhe ndaj të njejtëve do të ketë edhe dënime.
Kasami:Tashmë në disa lokacione janë vendosur edhe kamera të sigurisë përmes të cilëve do të bëhet edhe identifikimi i atyre që hedhin mbeturina në lumin Shkumbin dhe jo vetëm.Inspektorët komunal do të jenë më shpesh në terren dhe do të punojnë për të gjetur personat që hedhin mbeturina dhe rastet e këtilla sipas Kasamit nuk do të tolerohen.
Kasami:Paralajmërimet nga komuna e Tetovës janë se në të ardhmen do të vendosen më shumë kamera me qëllim që të parandalohet hedhja e mbeturinave dhe lumi Shkumbin të jetë vend I pastër dhe I njejtë shfryrëzohet për rekreim dhe aktivitete tjera dhe jo të shndërrohet në deponi për mbeturina.Tv Koha