24/10/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mbeturinat inerte prej tash e tutje qytetarët e Tetovës do të mund t`I dërgojnë në qendrën grumbulluese që ndodhet në rugën Tetovë-Trebosh

Mbeturinat inerte prej tash e tutje qytetarët e Tetovës do të mund t`I dërgojnë në qendrën grumbulluese që ndodhet në rugën Tetovë-Trebosh. Lokacionin e ka siguruar komuna e Tetovës ndërsa me këtë qendër grumbulluese do të menaxhojë operatori për grumbullimin e mbeturinave në Tetovë Saubermacher, e cila ka bërë edhe investimet përkatëse duke sigruruar kontajnier adekuat për mbeturinat inerte. Këtë qendër grumbulluese e vizitoi kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami dhe përfaqësues të Saubermacher-it, të cilët theksuan se me këtë hap, pritet që të zvogëlohen mbeturinat inerte në rrugët e Tetovës.Krahas kësaj, kryetari Kasami tha se ky lokacion është shumë afër për qytetarët.Bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm në drejtim të krijimit të kushteve më të mria për sa I pëket pastërtisë së qytetit dhe unë besoj se në bashkëpunim me qytetarët, kjo do të jetë një hap drejt zgjidhjes përfundimtare sa I përket çështjes së pastërtisë , sqaroi Kasami.“Bëhet fjalë për vendosjen e 10 kontajnierëve me përmasa 5 metër kub ku do të mund qytetarët të sjellin mbeturina apo mbetje të ndryshme të mbeturinave që qytetarët i hudhin afër ose në kontajniera nëpër qytet, ku bëhet fjalë për mbeturina të drurit, metaleve të ndryhme, qelq, letër, karton, plastikë, pra janë mbeturina të cilët për momentin paraqesin problem për menaxhimin e mbeturinave tjera në qytet. Apeloj deri tek qytetarët, me të cilët pajtohemi se duhet të kemi një qytet më të pastër, që mbeturinat e forta t`I sjellin këtu ku kompania Saubermacher në mënyrë profesionale do të bëjë trajtimin e tyre. Me këtë dëshirojmë që të arrijmë deri qëllimi final që është zero mbetje në komunën e Tetovës”, deklaroi Kasami.Ndërkohë, përfaqësuesit e Saubermacher-it, theksuan se hapja e një qendre të këtillë, ka qenë prioritet i tyre që nga fillimi.Ata kanë falënderuar kryetarin e komunës së Tetovës që është angazhuar në gjetjen e një lokacioni që ka qasje të mirë për qytetarët dhe në fazën e parë do të grumbullohen mbeturina si ato plastike, elektronike dhe letra , ndërsa planifikohet që në të ardhmen të zgjerohet kjo veprimtari.“Poashtu mendojmë që nëse kjo qendër pranohet mirë nga qytetarët, të njejtën ta hapim edhe në anën tjetër të qytetit të Tetovës, pra të jetë një qendër e cila do të jetë më afër për qytetarët që nuk do të kenë mundësi të sjellin këto lloje të mbeturinave deri këtu.Kjo qendër do të jetë pa pagesë dhe kjo nënkupton që çdo qytetar i cili nuk ka borxh ndaj kompanisë për pjesën tjetër të mbeturinave këtu do të mund të hedh mbeturinat inerte.Apeloj deri tek qytetarët që të bëjnë pagesat ndaj kompanisë sonë, për shkak se niveli i pagesës është i ulët sepse nuk është në atë nivel që e kemi pritur. Në periudhën e ardhshme do të jemi të detyruar që të bëjmë pagesën e dhunshme përmes përmbaresuve,por dëshirojmë që të mos vijmë deri tek kjo situatë dhe nëse ka ndonjë paqartësi, qytetarët mund të vijnë dhe të zgjidhim të gjitha problemet që kanë në lidhje me grumbullimin e mbeturinave” tha Robert Gajçiç, përfaqësues I Saubermacher-it.
Sipas informacioneve, opertori për grumbullimin e meturinave në Tetovë, në këtë rast Saubermacher, ka për detyrim që të grumbullojë vetëm mbeturinat e amvisërive por jo edhe të mbeturinave inerte. Kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami tha sejanë instaluar edhe gjashtë kamera shtesë për të identifikuar të gjithë ata qytetarë që mbeturinat I hedhin në vende ku nuk duhet dhe ndajh tyre do të merren masa adekuate. Ndërkohë, ai njoftoi se në qytet janë vendosur edhe kontajnierë për hedhjen e mbeturinave elektronike./TV KOHA/

Të fundit