Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për gjetjen e personave nën rrënoja.
Policia e Shetit bën me dije se mbi 2400 punonjës policie janë angazhuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë të prekur nga tërmeti.
Forcat speciale Renea, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës, Fierit dhe Shkodrës, dhe Policia e DVP Durrës, prej afro 32 orësh vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, në Durrës dhe në Thumanë, Krujë.
Operacionet e kërkim-shpëtimit, po punojnë në bashkëpunim të ngushte më ekipet e forcave të ushtrisë, emergjencave civile dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit të ardhura nga shumë vende të rajonit.
Sipas policisë nga mëngjesi i sotëm e deri tani nga rrënojat në Thumanë janë nxjerrë 3 persona të pajetë dhe kërkimet vijojnë pa ndërprerë./b.l/noa.al/