17/06/2024
17.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mbrojtja e Sasho Mijallkoit sot i thotë fjalët përfundimtare në lëndën për përgjimet masive

Me fjalë përfundimtare të mbrojtjes sot në Gjykatën Penale të Shkupit do të vazhdojë gjykimi për rastin e përgjimit të paligjshëm “Target Fortesa”, i cili ka filluar më 22 dhjetor të vitit 2017-të, njofton Portalb.mk.

Sipas akuzës, nëpërmjet tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në Policinë Sekrete, në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015-të në mënyrë të paligjshme janë ndjekur 4.286 numra telefonik për të cilët fare nuk janë dhënë urdhra gjyqësorë, a 1.541 numra edhe pas mbarimit të urdhrave gjyqësorë. Janë përgjuar mbi 20.000 qytetarë.

Prokuroria, në fjalët përfundimtare të seancës së fundit ka theksuar se edhe përskaj të gjitha pengesave me të cilat janë përballur gjatë hetimit, kanë arritur që të dëshmojnë se të akuzuarit i kanë kryer veprat për të cilat ngarkohen dhe kërkoi dënime maksimale me burg. Dy prokurorët kërkuan pesë vite dënim për përgjegjësit e përgjimeve të paligjshme dhe pesë vite dënim për keqpërdorimin e pozitës zyrtare për të akuzuarit e rastit.

Të akuzuar në këtë lëndë për përgjim ilegal janë ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski, Nikolla Boshkoski nga DSK, Toni Jakimovski dhe gjashtë të punësuar në DSK, të cilët kanë kyçur dhe përgjuar bisedat telefonike.

Me urdhër të Grujevskit dhe miratim të ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, kur është zbuluar skandali i përgjimeve, pajisja e shtrenjtë me të cilën janë realizuar përgjimet e qytetarëve me vite, si e vjetra ashtu edhe e reja, është shkatërruar, për çka dëshmitarët dhanë përshkrim të detajuar.

Të fundit