27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mbyllen pa sukses kërkimet për gjetjen e personit i cili u aksidentua sot

Mbyllen pa sukses kërkimet për gjetjen e personit i cili u aksidentua sot në mesditë në autostradën Tetovë-Shkup, afër Zhelinës.

Pas aksidentit, vetura është gjetur në mesditë në ujrat e dendur të Lumit Vardar, por pa vozitësin dhe pasagjerët e mundshëm.Kërkimet kanë vazhduar deri në orët e mbrëmjes, ku u përfshinë pjesëtarë të njësisë së zjarrfikësve të Tetovës, zhytës profesional, pjesëtarë Ministrisë së Punëve të Brendëshme , nga Qendra për Menaxhim me Kriza dhe Qendra për Mbrojtje dhe Shpëtim, njofton Televizioni Koha.

Aksioni I koordinuar I këtyre institucioneve rezultoi pa sukses për personin që dyshohet se është nga Kumanova.Në vendngjarje janë parë edhe familjarë të cilët janë kyçur në kërkime për gjetjen e personit në fjalë.

Nga Njësia e zjarrfikësve në Tetovë, thonë se kërkimet do të vazhdojnë nesër në mëngjes.

“Pasi që kemi kërkuar për më shumë se 7 orë, tash I kemi ndërprerë kërkimet arsyeja se nuk ka dukshmëri në terenin ku kërkojmë gjegjësisht në rrjedhën e lumit Vardar. Kërkimet do të vazhdojnë nesër në orët e hershme të mëngjesit”, tha Avni Ahmeti, komandant i njësisë së zjarrfikësve në Tetovë, përcjellë Televizioni Koha.

Makina e tipit (Golf 4) me ngjyrë hiri, me targa të Kumanovës e drejtuar nga një person sipas informacioneve të deritanishme, qarkullonte në autostradën Tetovë-Shkup, dhe rreth orës 11 e 30 minuta, ka dalur nga autostrada dhe ka rënë poshtë urës, duke përfunduar pastaj në lumin Vardar. /Tv Koha/

Të fundit