Me kërkesë të Policisë së Kosovës është arrestuar të martën mbrëma në Shëngjin reperi shqiptar Noizy.
Arrestimi i tij është bërë nga policia e Lezhës në Shëngjin teksa këngëtari i njohur ishte nisur për të performuar në një klub në qytetin bregdetar.
Burime nga policia bëjnë me dije se ka pasur kërkesë nga Kosova për arrestimin e tij. Noizy ishte shpallur të hënën në kërkim nga Policia e Kosovës për lëndim të rëndë trupore. Ai akuzohet për një arrahje në një klub nate në Pejë.
Noizy është arrestuar kur ka kaluar në një pikë kontrolli në zonën e Kunës dhe me pas është marrë nga operacionaila e Tiranës.