25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Me ribalancimin e buxhetit për këtë vit me 3,95 miliardë euro, deficiti do jetë 6,8 për qind të BPV-së

Shpenzimet e përgjithshme, me ribalancimin e Buxhetit për këtë vit, që dje i miratoi Qeveria në seancë, janë 3,95 miliardë euro, që është për 1,4 për qind më lartë se buxheti fillestar për këtë vit, kumtoi ministrja e Financave sot në konferencë për shtyp.

Të ardhurat, siç tha ajo, me ndryshimet dhe plotësimet në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, planifikohen të jenë në nivelin e 3,2 miliardë euro dhe të njëjtat më të ulëta për 11,5 për qind ose 25,5 miliardë denarë (414,6 milionë euro) në proporcion me planin.

Deficiti pozicionohet në 6,8 përqind të BPV-së, që, siç tha ajo, është në përputhje me parashikimet e Komisionit Evropian.

Ribalancimi është për rikuperim dhe rifillim të ekonomisë në kushtet e Kovid-19, qëllimi është realisht të tregohen pritjet si rezultat i tronditjes shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuara nga Kovid-19, tha ministrja. bs/bsh/

Të fundit