12/10/2024
13.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Më shumë se gjysma nga të testuari me Kovid-19 në Bergamo kanë antitrupa

Më shumë se gjysma e banorëve të qytetit verior italian Bergamo kanë zhvilluar antitrupa kundër Koid-19, kumtuan autoritetet shëndetësore, duke iu referuar të dhënave të një studimi.

Nga 9.965 banorë lokal të cilët përmes gjakut janë testuar mes 23 prillit dhe 3 qershorit, 57 për qind kanë pasur antitrupa, që do të thotë se kanë qenë në kontakt me koronavirusin.

Autoritetet shëndetësore të qytetit kumtuan se studimi është “mjaft i gjerë” që të jetë tregues i sigurt për atë sa njerëz janë infektuar në Bergamo, i cili u bë epiqendër e infektimit në Itali.

Në raportin e publikuar në fillim të majit, instituti nacional për statistikë ISTAT thekson se numri i rasteve të vdekjes në Bergamo në mars ka qenë 568 për qind më i madh nga mesatarja në periudhën nga vitit 2015 deri në vitin 2019. Kjo e bënë këtë qytet italian vendin me më shumë viktima nga sëmundja.

Në provincën Bergamo deri tani janë regjistruar 13.609 raste të koronavirusit. ISTAT dhe Ministria e Shëndetësisë kanë filluar fushatë nacionale për testim përmes gjakut në ekzemplar prej rreth 150.000 njerëz që të fitohet pasqyrë më e qartë për vëllimin e epidemisë në Itali.

Në Itali deri tani janë regjistruar pothuajse 34.000 raste të vdekjes dhe 235.000 të infektuar të konfirmuar.

Në rajonin e Lombardisë, te i cili bënë pjesë edhe Bergamo ka 16.000 raste të vdekjes. sn/

Të fundit