18/06/2024
21.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Memeti: Sot fillon asfaltimi në Shipkovicë, Brodec, Veshallë, Bozofcë

Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë” Bekim Memeti konfirmoi se sot nis një tjetër aksion për asfaltimin e rrugëve në një nga zonat më të rëndësishme ,atë të Malësisë së Sharrit që i dha kaq shumë konfliktit të armatosur në vitin 2001 informon Tetovasot.

Në këtë investim infrastrukturorë të rëndësishëm për atë zonë ,do të përfshihen fshatrat Shipkovicë,Brodec, Veshallë, Brodec.

Memeti u shpreh se kjo është një detyrim për institucionin që e drejton për të realizuar programin e tij duke asfaltuar në çdo qytet – fshat shqiptar.

Të përkujtojmë se drejtori Memeti ,arriti të punësojë për herë të parë një numër të madhë shqiptarësh nga Prilepi, Manastiri, Dollneni ku edhe bashkoi komunën e Dollnenit me Shkupin me rrugë të reja.

Drejtori Memeti nuk la asnjë komunë shqiptare pa asfaltuar, pavarësisht cila parti udhëhiqte me komunën. Memeti ka asflatuar në komunën e Gostivarit, Vrapçishtit Bogovinës dhe Zhelinës komuna që udhëhiqen nga kuadër të ASH-së dhe BESËS.TetovaSot

Të fundit