Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti uroi Arben Taravarin pasi sot bashkërisht me LEN, Taravari njoftoi se do të jetë kandidat për president të Maqedonisë së Veriut.
“Kam kënaqësi që edhe zyrtarisht të njoftoj se kandidati i opozitës shqiptare për president të RMV-së do të jetë Dr. Arben Taravari. Nga Gostivari i Flamurit vjen emri i flamurit të presidencës së re. Na priftë e mbara! Tash është koha!”, shkruajti Mexhiti.