25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mexhiti: S’e deshën byrekun, iu kthyen biftekut

Grupi i zjarrit e vlerëson si akrobacion dhe cirk përfshirjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri. Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti para banorëve të Dollnenit dhe Krushevës tha se me zhvillimet në Kuvend, u vërtetua se lufta nuk u bë për të arritur numrin 80 të deputetëve për ndryshimet kushtetuese, por për të shpëtuar kokën e Qeverisë dhe Artan Grubit. Sipas Mexhitit, marrëveshja për përfshirjen e ASH-së në Qeveri nuk u diskutua në Këshillin e përgjithshëm të BDI-së, përkatësisht nuk kaloi filtrat partiak.

“Pra nuk bëhet pyetja a janë 80 ose 81 për ndryshimet kushtetuese. Pra, ky nuk është koalicion për Evropë, nuk është bashkë për Evropë, pra thjesht është për të shpëtuar kokën e Qeverisë apo zotit Grubi. Një vit para zgjedhjeve ndodh një lëvizje e ¬çuditshme edhe nga BDI-ja por edhe nga të tjerët që ishin në Qeveri dhe dolën se nuk deshën të jenë ministra të byrekut por tash si duket kthehen ministra të biftekut, Aleanca për Shqiptarët. Me këtë ekzekutiv, me këtë tjetërsim ne e humbëm Pollogun, anketat nuk janë në favorin tonë. Sot bëjnë pazare me Aleancën, madje e dëgjova se mund ta ftojnë edhe Besën, edhe Alternativës I thonë hajde prap. Pra, me të gjithë pajtohen, vetëm me djemt dhe vajzat e BDI-së, me shtyllat e BDI-së çojnë inat. Inati nuk të çon në rrugë të mbarë, inati nuk të çon në fitore të reja”, deklaroi Izet Mexhiti, BDI.

Në takimin e Grupit të Zjarrit me banorët e Dollnenit dhe Krushevës, Mexhiti tha është koha që kujdesi të zhvendoset edhe jashtë Shkupit, Tetovës e Gostivarit, në zonat ku qytetarët janë lënë në mëshirën e fatit.

Të fundit