Zv.kryeministri Izet Mexhiti ka shkruar duke i uruar mirëseardhje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku ka thënë se diskutuan çështje të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
“Me kënaqësi të veçantë mirëpritëm Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në një vizitë pune, të frytshme, konstruktive, por edhe vëllazërore. Diskutuam çështje të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona🇲🇰🇽🇰, me fokus të veçantë tek lidhjet tona të forta, të cilat synojmë t’i forcojmë edhe më tej. Ky takim shënon edhe një hap të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të regjionit, duke demonstruar bashkëpunimin e ngushtë dhe të suksesshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Përmes këtij bashkëpunimi, synojmë të përmirësojmë pozitën e tonë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Mirë se erdhe, kryeministër!” shkruan Mexhiti.