24/05/2024
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski: Ekonomia kolabon, rritje dramatike të papunësisë, rënie të prodhimit industrial dhe eksportit

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristian Micskoski sot vlerësoi se gjendja ekonomike në shtet është gjithnjë e më e rëndë, se ekonomia kolabon dhe shkon në greminë dhe se gjithnjë e më shumë njerëz mbesin pa vendet e tyre të punës. Ai theksoi se ka pasur disa tregues që e tregojnë këtë që e pohon.

Duke folur për prodhimin industrial tha se në mars të vitit 2020 kjo është për 13,4 për qind më pak në muajin e njëjtë të vitit 2019, ndërsa për periudhën nga janari e deri në mars të vitit 2020 apo në tremujorin e parë të këtij viti është për 3,5 për qind më i ulët nga periudha e njëjtë në vitin 2019.

Për atë periudhë të njëjtë, sipas Mickoskit, treguesi i dytë thotë se numri i punëtorëve në industri në mars është për 4,5 për qind më i vogël nga numri i punëtorëve në mars të vitit 2019, ndërsa numri i punëtorëve në periudhën janar dhe mars në vitin 2020 në tremujorin e parë është për 3,6 për qind më i vogël nga numri i punëtorëve në industri për periudhën e njëjtë të vitit 2019.

Lidhur me shkëmbimin e mallrave, lideri i opozitës tha se eksporti në mars shënon rënie rekorde prej 26,6 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Parametri i katërt në të cilin thekson lideri i opozitës janë tatimet që i mbledh DAP-i.

Këto tatime që i ka mbledhur DAP-i, siç tha ai, janë për 10 për qind më të vogla për periudhën e njëjtë të vitit 2019.

Për tatimin e fitimit, në periudhën nga janari e deri në fund të prillit të vitit 2020 është planifikuar të mblidhen 6 e gjysmë miliardë denarë, ndërsa janë mbledhur 4,4 miliardë denarë apo për 33 për qind më pak nga e planifikuara, ndërsa 9 për qind më pak nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Në prill të vitit 2020, siç tha, tatimi i fitimit është planifikuar të mblidhet në lartësi prej 2 miliardë e 317 milionë denarë, ndërsa janë realizuar 1 miliard e 346 milionë denarë apo për 38 për qind më pak nga e planifikuara apo për 3,5 për qind më pak nga muaji i njëjtë në vitin 2019.

Sipas tij, me katër tregues thelbësorë që duhet ta ndezin llambën se diçka nuk shkon në ekonomi dhe se duhet të ndryshohet. ar/

Të fundit