28/10/2024
20.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski: Nuk e kam parë letrën e Ahmetit, do t’i qasem si çdo letre të çdo qytetari

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se nuk e ka parë letrën e dërguar nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti lidhur me vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndikimin e tyre në kohezionin ndëretnik, por theksoi se duhet kushtuar vëmendje çdo letre të çdo qytetari.

“Jo, nuk e kam parë. Ndryshe marr shumë letra dhe i lexoj çdo ditë, marr shumë mesazhe dhe komunikimit me qytetarët i afrohem me shumë kujdes. Ahmeti është qytetar dhe duhet t’i kushtohet vëmendje çdo letre të çdo qytetari, kështu vepron një Qeveri e përgjegjshme. Siç tha zëvendëskryeministri Mexhiti, ne nuk luajmë futboll, ne punojmë dhe jemi përgjegjës”, tha Mickoski.

Të fundit