01/11/2024
16.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski: Ish-funksionarë që kanë miliona po përpiqen të mobilizojnë njerëz dhe ta prishin harmoninë ndëretnike

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në pyetjen nëse ende qëndron në deklarimin se ka njerëz që dëshirojnë ta destabilizojnë shtetin u shpreh se ata që dëshirojnë ta destabilizojnë shtetin janë më të fuqishëm kur ka jostabilitet, ndërsa demokracia nënkupton institucione stabile dhe do të bëjmë gjithçka që t’i mbrojmë këto institucione.

“Informacionet për destabilizim janë të atilla çfarë janë. Të gjithë ata që u bënë milionerë dhe qeverisnin në 7 vitet e fundit, kanë interes ta destabilizojnë shteti për shkak se janë më të fuqishëm kur ka jostabilitet. Por ne si shtet dhe si qeveri do të luftojmë për shtet stabil dhe institucione stabile për shkak se demokracia nënkupton institucione stabile dhe do të bëjmë gjithçka që t’i mbrojmë institucionet”, tha Mickoski, përcjell Telegrafi.

Mickoski më herët u shpreh se ka persona që kanë milionat dhe një pjesë e tyre janë ish=funksionarë të lartë të cilët përpiqen të mobilizojnë njerëz në teren për destabilizim të vendit dhe destabilizim të harmonisë ndëretnike.

“Kemi indicje që njerëz me shuma milionëshe, një pjesë e tyre ish-funksionarë të larë në Qeveri të kaluara të cilët po përpiqen që të mobilizojnë njerëz në teren. Mua më shqetëson fakti se po përpiqen të provokojnë tensione ndëretnike, përkatësisht ta destabilizojnë harmoninë ndëretnike në Maqedoni. Ajo që më shqetëson është fakti se ata e kuptojnë në mënyrë tjetër nuk mund të mobilizojnë njerëz dhe kjo është e vetmja mënyrë për t’i provokuar. Këtë nuk do ta lejojmë. U bëj thirrje që të mos bien në këto provokime”, u shpreh Mickoski.

Të fundit