31/10/2024
15.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski: Nga muaji i ardhshëm, rritja e parë lineare e pensioneve

Pensionistët do të marrin rritjen e premtuar të pensioneve, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve. Sipas tij rritja e premtuar lineare prej 5.000 denarë do të realizohet përmes dy rritjeve prej 2.500 denarë, shkruan Alsat.

“Pensionet e tyre do të rriten këtë shtator për 2500 denarë, e më pas edhe në muajin mars.  Për nëntë muaj nga formimi i qeverisë së re, ai premtim do të realizohet plotësisht…Pra pensionistët do të marrin rritjen lineare, atë që premtuam do ta realizojmë. Ligjet janë në përgatitje e sipër”, tha Mickoski.

Të fundit