“Përgjegjësi duhet të ketë dhe do të ketë, por jo me arrestime hollivudiane, por me një proces të qartë. Nëse OBRM-PDUKM nuk hyn në betejë të ashpër me krimin, qytetarët do të zhgënjehen dhe do të vazhdojnë të largohen”, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, gjatë një takimi partiak sot në Shtip.
Ai deklaroi se ata që abuzojnë me denarin e shëndetësisë, ata që mendojnë se do abuzojnë me shëndetin e pacientëve dhe do të pasurohen personalisht, do të sanksionohen dhe do të dalin para drejtësisë me prova.
“Natyrisht, nuk do të jetë një gjueti politike, sepse OBRM-PDUKM nuk ka ndërmend të organizojë arrestime “spektakolare hollivudiane”, siç ishte karakteristikë e disa kohëve të kaluara, përkundrazi, me argumente dhe prova të qarta tashmë kemi pista dhe do të themi kush janë ata, për të mos njollosur emrin e shumë të ndershmëve që kujdesen për pacientët tanë.
Këtë duhet ta bëjmë menjëherë, në mënyrë ofensive në muajt e parë të qeverisjes së ardhshme të OBRM-PDUKM-së”, tha Mickoski.