01/11/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski: Struktura dhe fuqi politike do të manipulojnë me një grup të caktuar të njerëzve, për të shkaktuar incidente etnike!

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se struktura të caktuara politike po përgatisin shkaktimin e incidenteve etnike, me qëllim të tërheqjes së publikut, për siç thotë Mickoski, protestat e vjeshtës.

“Kemi struktura dhe fuqi politike në shtet, të cilët për ta mbrojtur pasurinë dhe gjithë atë që e kanë vjedhur në 7 vitet e fundit, e plaçkitën pa mëshirë qytetarin pa dallim të etnisë, do të keqpërdor dhe do të manipulojë. Do të manipulojë me grup të caktuar të njerëzve që të shkaktojë incidente etnike, sepse është mënyra e vetme që të magnetizojnë publik për destabilizimin ose organizimin e protestave që po e planifikojnë këtë vjeshtë. Nuk guxojmë ta lejojmë këtë si qytetarë. Edhe si Qeveri, si kryeministër apeloj te qytetarët që mos të bien pre e këtyre komploteve të milionerëve, komploteve të milionerëve”, tha mes tjerash Mickoski.

Të fundit