24/07/2024
27.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski takohet me presidenten e Kosovës: Le të luftojmë për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë

Kryetari i opozitës maqedonase, Hristjan Mickoski, është takuar pasditen e sotme me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. Mickoski shkruan në rrjetet sociale se gjatë takimit dypalësh është biseduar për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore, zhvillimin e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare mes Maqedonisë dhe Kosovës. Në fund, ai uron për një një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e të dyja vendeve.

“Theksova se VMRO-DPMNE është për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe zhvillim të shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare. Le të luftojmë për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë dhe një të ardhme që e meritojnë.”- shkruan Mickoski.

Të fundit