18/06/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski thotë se Kamçev nuk e ka financuar VMRO-në: Problemi kyç nuk është as ai, e as Ramiz Merko

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se Jordan “Orce” Kamçev nuk ka qenë financues i partisë që udhëheqë ai, shkruan TV21. Sipas Mickoskit ai nuk gjendet në listën e dhuruesve financiarë.

“Nuk e mbaj mend që ka qenë dhurues sepse nga raportet e revizionit që janë të qasshme për publikun, emri i këtij personi nuk gjendet aty”, tha Mickoski.

Mickoski duke komentuar listën e zezë amerikane tha se vlerëson angazhimin e ndërkombëtarëve, theksoi se ka pasur takime edhe me Ramiz Merkon, por që sipas tij, ata nuk janë problemi, por problemi është mosveprimi i institucioneve.

“Unë gjithashtu disa herë jam takuar edhe me kryetarin e komunës së Strugës, z.Ramiz Merkon, por të jem i sinqertë, edhe më herët kam thënë edhe tani e them, nuk vlerësoj se problemi kyç është as personin që ju e përmendët, as kryetari i Strugës. Nëse personi që ju përmendët është i përfshirë atë lloj të veprimeve, atëherë pyetja është se ku është i korruptuari, në cilën listë janë. Mendoj se punët duhet t’i shohim hapur dhe ta shohim në fatyrë të vërtetën. Deri sa përpiqemi të politizojmë dhe të bëjmë politikë të imët, atëherë nuk do të shkojmë përpara. Ne duhet të shënjëstrojmë se kush janë të korruptuarit, edhe pse të korruptuar janë edhe politikanë, gjykatës, prokurorë, ose persona tjerë nga jeta publike. Atëherë duhet ta shohim në cilën listë janë dhe sa më parë atë listë ta sheh publiku”, tha Mickoski./tv21.tv

Të fundit