17/06/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

KUJDES me ilaçin “Ozempik” që reklamohet nga “influencuesit”, në Maqedoni lejohet të përdoret vetëm nga pacientët me diabet II

Nga Agjencia e barnave dhe pajisjeve mjekësore në Maqedoninë e Veriut apelojnë deri tek qytetarët që të kenë kujdes gjatë përdorimit të ileçeve, përcjell TV21. Nga MALMED thonë se përdorimi i ilaçeve duhet të bëhet vetëm me rekomandimin e mjekut, ndërsa si rast e theksojnë përdorimin e ilaçit Ozempik.

“Përdorimi i barnave në bazë të rekomandimeve në rrjetet sociale dhe ndikimit të njerëzve të njohur (influencerëve) u imponohet qytetarëve dhe është gjithnjë e më i pranishëm, veçanërisht tek popullata e re.
Gjatë kësaj periudhe është aktual abuzimi me barin Ozempik, i cili është i regjistruar në RMV dhe është i sugjeruar për trajtimin e të rriturve me diabet mellitus lloji 2 të kontrolluar, si një shtesë në ushqim dhe aktivitetin fizik. Përdorimi i këtij bari është një trend hollivudian dhe po shitet si mjet për të humbur peshë. Ilaçi Ozempik është i regjistruar ekskluzivisht për trajtimin e pacientëve të rritur me diabet të llojit II, i cili lëshohet vetëm me recetë të mjekut”, thonë nga MALMED duke shtuar se nga Ozempik ka edhe efekte anësore si ulja e nivelit të sheqerit në gjak, të vjella, diarre, dhimbje stomaku, kapsllëk, të përziera, çrregullime metabolike dhe të tjera.

Nga kjo Agjenci apelojnë për kujdes pasi ky lloj ii ilaçit po shitet në Maqedoni edhe si falsifikat.

“Agjencia ka marrë edhe një denoncim nga mbajtësi i autorizimit për nxjerrjen në treg të ilaçit Ozempik për një produkt të falsifikuar në territorin e shtetit tonë”, thonë nga MALMED.

Të fundit