24/05/2024
11.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministri Bekteshi me lajm të mirë për Kërçovën: Kompania belge do të hapë 600 vende të reja të punës 40 milion euro investim,

Sot në Bruksel u nënshkrua Marrëveshja për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e baterive elektrike të cilat do të përdoren për veturat elektrike në Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nga Brukseli ka paralajmëruar për këtë investim të ri, pasi që ka qenë personalisht i angazhuar lidhur me sigurimin e këtij investimi.

Me këtë investim prej rreth 40 milionë euro nga “Avesta Battery and Energy Engineering”, do të hapet mundësia për 600 vende të reja pune, e cila vendosi të investojë në Maqedoninë e Veriut, në Zonën Zhvillimore Teknologjiko-Industriale në Kërçovë.

“Eveniment shumë i rëndësishëm për ekonominë e Maqedonisë së Veriut, në veçanti për zhvillimin e ekonomisë në kuadër të komunës së Kërçovës, ku prej muajit janar të vitit të ardhshëm do të fillojë ndërtimi i kompanisë më të re Teknologjike për prodhimin e baterive elektrike të cilat do të përdoren për veturat elektrike, por njëkohësisht edhe për qëllime të tjera. Është një ndër investimet më interesante e cila ndodh në RMV dhe pikërisht ndodhë në komunën e Kërçovës duke marrë parasysh edhe parametrat, por edhe kuadrin të cilin posedon për momentin komuna e Kërçovës” – ka deklaruar ministri Bekteshi.

Bekteshi, ka theksuar gjithashtu se është një ndër investimet i cili edhe për momentin edhe në të ardhmen do të jetë një vlerë e shtuar për të gjithë ekonomikë e vendit.

“Ky investim paralelisht do të tërheqë edhe investor të tjerë dhe me siguri që jemi krenarë që politikat ekonomike edhe në aspektin e tërheqjes së investimeve edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, qoftë regjional, lokal apo edhe nacional po japin rezultatet e veta, dhe kjo dëshmon se me politika të qëndrueshme, me politika të të parashikueshme për të gjithë investitorët potencial mund të arrihet qëllimi dhe ai qëllim kryesor është rritja e standartit jetësor të qytetarëve, krijimi i vendeve të reja të punës mirë të paguara dhe janë vlerë e shtuar për çdo të ri që vendos që të kyçet në këtë projekt, i cili në kuadër të zhvillimit ka edhe trajnime dhe rikualifikime të ndryshme, si një mundësi shtesë për ngritje në karrierat e tyre” – ka deklaruar Bekteshi.

Të fundit