26/05/2024
12.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministri Bekteshi pas emërimit të dytë në krye të ekonomisë: Nder, privilegj dhe përgjegjësi

Pas konstituimit të Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, ministri Kreshnik Bekteshi, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar, duke potencuar se gjatë mandatit do t’i kujtojë mesazhet e tyre për përkrahjen dhe besimin që ia dhanë.

Mandati i dytë për ministrin Kreshnik Bekteshi është përgjegjësi e tij e dyfishtë, ka shkruar në rrjetin social.

Ja postimi i tij në fb:

Riemërimi për së dyti herë si ministër i ekonomisë së Maqedonisë së Veriut është nder, privilegj dhe përgjegjësi e dyfishtë për mua.
Çdo mesazh urimi që kam marr e ruaj dhe e lexoj me kujdes, që gjatë punës time si ministër t’ja rikujtoj në vazhdimësi vetes njerëzit që më përkrahën dhe besuan te unë.
Na presin shumë punë për të realizuar ëndrrën për një të ardhme më të mirë, më të sigurt për fëmijët tanë.

Të fundit