24/10/2024
17.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministri Durmishi takon ambasadorin e Katarit Jassim bin Hamid al-Thani

Maqedonia e Veriut dhe shteti i Katarit kanë potencial të madh për rritjen e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha nivelet.
Sot, me ambasadorin e shtetit të Katarit në Shkup, Jassim bin Hamid al-Thani, ministri i Ekonomisë dje Punës, Besar Durmishi ranë dakord që në periudhën e ardhshme të punojmë së bashku në përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe krijimin e partneriteteve biznesore që do të shënijë një trend pozitiv të bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shtetit të Katarit.
Për ne si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, nën kompetenca të së cilës janë kushtet e punës së investitorëve të huaj, është e një rëndësie të madhe që të punohet në përmirësimin e klimës së biznesit, e gjitha kjo në mënyrë që të kemi më shumë investime që do të nënkuptojnë më shumë punësim dhe rritje më të madhe ekonomike.- tha ministri Durmishi në takim me ambasadorin e shtetit të Katarit.

Të fundit