27/07/2024
27.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga organizon Forumin ministerial “BE-BALLKANI PERËNDIMOR”

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, është nikoqir dhe organizator i Forumit ministerial me përmasa evropiane BE-BALLKANI PERËNDIMOR”.

Në këtë forum ministerial do të marrin pjesë ministrat e drejtësisë dhe punëve të brendshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ministrat e drejtësisë dhe punëve të brendshme të vendeve të Bashkimit Evropian që përfaqësojnë vendet aktuale (Spanja) dhe dy vendet e ardhshme kryesuese (Belgjika dhe Hungaria), komisionerët evropianë që janë përgjegjës për punët e brendshme dhe drejtësinë, drejtorët e agjencive evropiane – Europol, Frontex dhe Eurojustice, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të organizatave ndërkombëtare në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme.

Në kuadër të forumit do të mbahet edhe konferenca me gazetarët ku do të flasin Komisioneri Evropian për drejtësi, Didier Reynders dhe ministrat e Drejtësisë të Mbretërisë së Spanjës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, Maria Pilar Lop Kuenka dhe Krenar Loga. (INA

Të fundit