25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mjeku Panovski: Komisioni nuk është dashur ta shfuqizojë orën policore

Mjeku Nikolla Panovski, i cili ka dalë me paraqitje publike për situatën me coronavirusin në Maqedoni, dje në një intervistë për Telma, tha se shkenca ka qenë e shtypur gjatë miratimit të masave për mbrojtjen nga coronavirusi.

Ai thotë se ora policore nuk duhej të ishte shfuqizuar, si dhe thotë se anëtarët Komisionit është dashur të jenë më të kujdesshëm me heqjen e masave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ora policore nuk duhej të ishte shfuqizuar, nuk kishte nevojë. Nuk kishte logjikë as të lëshohen autobusët falas për pensionistët. Dhe ata njerëz në Komisionin e Sëmundjeve Infektive janë më të aftë dhe dinë më shumë. Duke e ditur më mirë se unë se numri i të infektuarve do të rritet, ata dolën në shtyp më 25 maj, sikur të kishin një urdhër urgjent për ta bërë këtë, dhe mua si mjek kjo më shqetëson më shqetëson”, tha Panovski.

Ai shtoi se nëse do të kishte qenë anëtar i Komisionit për Sëmundje Infektive, ai do të kishte dhënë dorëheqje më 25 maj.

“Gjithmonë në politikë është ashtu, ata duan të vendosin njerëz që do t’i dëgjojnë. Vendose atë, pasi ai e bën punën dhe dëgjon”, tha Panovski./Telegrafi/

Të fundit