26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Mos luani me zjarrin”, Rama: Kjo javë do të jetë intensive, hyjmë në javën e shpërthimit të bombave

Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi live në “Facebook” paralajmëroi se kjo do të jetë java më e vështirë e shpërthimit intensiv të “bombave”, siç e cilëson ai COVID-19.

“Ta qepin gojën ata që thonë dil nga shtëpia. Unë në shtëpi mbyllen në fundjavë, si gjithë të tjerët, se nuk i përkas rracës së keqe që thonë ‘bëni si them unë, po mos bëni si bëj unë’. Realisht është kulmi, që në këtë kohë kolere shpifjet dhe brockullat vazhdojnë. Nuk jam tipi i dukjeve se nuk më ka munguar dukja, pikë e zezë. Kjo javë do të jetë intensive, se hyjmë në javën e shpërthimit të bombava.

Sot humbi jetën një 43-vjeçar, që nuk vuante nga sëmundje kronike. Ngushëllime familjarëve. Kjo mortje që ka sulmuar botën, sulmon më të moshuarit, por as të rinjtë nuk janë 100% të paprekshëm. Prandaj, ju lutem të gjithëve ‘mos luani nga zjarri’. Duhet të ndalim me çdo kusht kërdinë. Do humbasim njerëz, por të mos humbasim një mal me njerëz, kurrën e kurrës”, tha Rama.

Të fundit