22/06/2024
21.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot me diell dhe shumë i nxehtë! Aktivizohet faza portokalli

Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të vogla transmeton Alsat. Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht në drejtimin perëndimorë. Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, temperatura maksimale do të arrijë 36 deri në 42 gradë Celsius, ndërsa do të aktivizohet faza portokalli për rreziqe nga temperaturat e larta. UV indeksi do të jetë 9.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i nxehtë. Temperatura maksimale do të arrijë në 42 gradë Celsius.

Për shkak të fazës portokalli, Ministria e Shëndetësisë rekomandon që qytetarët të mos dalin pa nevojë në periudhë nga ora 11-16.00 të pasdites, te konsumojnë sa më shumë lëngje, të veshin rroba sa më të lehta dhe të kenë kujdes me konsumimin e ushqimit.

Të fundit