24/06/2024
18 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot me vranësira dhe me periudha të diellit, pasdite shi dhe erë

Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha diellore. Në disa vende, veçanërisht pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, në disa vende edhe në formë të motit të keq.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 20, ndërsa ajo e ditës prej 23 deri në 30 gradë.

Indeksi UV do të jetë 6.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me shi të përkohshëm, ndërsa pasdite do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 17, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 26 gradë.

Deri të dielën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha të diellit. Në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa në disa vende proceset do të jenë në formë të motit të keq me shi intensiv, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit.

Nga e hëna pritet mot më i qëndrueshëm me rritjen e temperaturave ditore.

Të fundit