24/07/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot shumë i ngrohtë temperatura maksimalja do të arrijë nga 34 deri 40 gradë

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here erë e fortë nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval nga 14 deri 21, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 34 deri 40 gradë. UV=9.

Në Shkup me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri 19, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 39 gradë.

Sipas DPHM-së, zona jonë do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore shumë të nxehtë e cila do të bëjë që moti të jetë kryesisht me diell dhe mbi mesataren e nxehtë. Temperatura e mëngjesit nuk do të bjerë nën 20 gradë, ndërsa maksimalja ditore gjithandej do të jetë mbi 30, ndërsa në disa vende edhe 40 gradë.

Të dielen pasdite do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë e fortë.

Të fundit