Deri më tani, nuk është regjistruar asnjë shkelje e rendit dhe qetësisë publike në vendvotimet, informoi për MIA-n zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Toni Angellovski.
“Sipas informacioneve që i kemi marrë që nga ora 9 e mëngjesit, nuk ka asnjë prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe zgjedhjet janë të qeta dhe në rendin më të mirë”, tha zëdhënësi i MPB-së, Angellovski. mb/