Ministria e Punëve të Brendshme ka parandaluar që një i mitur të kryejë vetëvrasje. Sic njoftoi MPB-ja, Sektori për Krim Kompjuterik gjatë aktiviteteve të rregullta për ndjekjen e hapësirës digjitale kishte detektuar një postim në rrjet social me përmbajtje që pretendonte qëllime të mundshëm të vetëvrasjes nga ana e një të mituri.
MPB-ja thotë se pas njoftimeve të marra ishte vepruar me urgjencë dhe në mënyrë të koordinuar janë ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të konstatuar identitetin dhe vendndodhjen e personit.
Për një kohë të shkurtër personi ishte gjetur dhe është kryer bisedë dhe ishte konstatuar se personi është I sigurtë dhe në situatë të mirë. Për ngjarjen janë njoftuar edhe prindërit – njoftoi MPB-ja.
MPB-ja thotë se kjo ngjarje edhe një herë potencon rëndësinë e ndjekjes me kujdes të sjelljes së të rinjve në hapësirën digjitale.
“U bëjmë thirrje prindërve që të kenë komunikim të rregullt dhe të hapur m,e fëmijtë e tyre, të tregojnë interesim për aktivitetet e tyre nëpër rrjetet sociale dhe të reagojnë me kohë nëse vërrejnë shqetësime, postime kërcënuese ose shqetësuese. U bëjmë thirrje edhe shokëve, bashkëmoshatarëve, nxënësve dhe gjithë shfrytëzuesve të rrjeteve sociale, që nëse vërrejnë postime që çojnë drejt vetëlëndimeve ose paralajmërimeve për vetëvrasje, menjëherë t`i shfrytëzojnë mekanizmat e denoncimit në vet platformat, kurse nëse e njohin personin, t`i njoftojnë prindërit, mësimdhënësit ose stacionin më të afërt të policisë” – thonë nga MPB-ja.







