12/10/2024
15.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPB: Më 31 dhjetor përfundon afati për vlefshmërinë e patentë shoferëve me ermin e vjetër

Ministria e Punëve të Brendshme rikujton qytetarët se vlefshmëria e patentë shoferëve me emrin e vjetër kushtetues, në përputhje me ndryshimin e ligjit për sigurinë në komunikacion, përfundon më 31.12.2024.

Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ende patentë shoferin me emrin e vjetër kushtetues të rregullojnë patentë shoferin para afatit, për të mos krijuar kaos të panevojshme.

“Të gjitha ambientet e ministrisë dhe sportelet e shërbimeve administrative funksionojnë me kapacitet të plotë dhe mund t’u shërbejnë qytetarëve për të shkëmbyer patentë shoferët brenda afatit të rregullt deri më 31.12.2024, pa vonesa dhe turma.

Dorëzimi i dokumenteve dhe fotografimi për patentë shofer në sportele bëhet pa nevojën e caktimit të terminit në të gjitha pikat për nxjerrjen e dokumenteve personale në shërbimet administrative të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, theksojnë nga MPB.

Të fundit