24/07/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPB: Ndalohen grupimet në hapësira të mbyllura dhe të hapura gjatë festave

Ministria e Punëve të Brendshme i përkujtoi qytetarët se është i ndaluar organizimi dhe mbajtja e festave në vende dhe hapësira publike, si dhe organizimi dhe mbajtja e çfarëdo lloj festimeve dhe grupimeve në hapësirë të hapur dhe të mbyllur nga ana e personave fizikë dhe juridikë, veçanërisht në periudhën prej 18 dhjetorit deri më 21 janar 2021.

Nga MPB informojnë se kjo ndalesë është sipas Vendimit për ndryshime dhe plotësime të Vendimit për rekomandime parandaluese, masa kohore, masa të urdhëruara, protokolle të dedikuara, plane dhe algoritme për veprim për mbrojtje të shëndetit të popullatës nga sëmundja ngjitëse Kovid-19 e shkaktuar nga virusi SARS COV 2, rastet dhe periudha kohore e zbatimit të tyre (Gazeta Zyrtare e RMV-së, numër: 298 nga data16.12.2020).

“Në drejtim të respektimit të plotë të dispozitave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, MPB i informon qytetarët se ende është në funksion numri falas: 0800-00-201 dhe adresa elektronike [email protected], në të cilat qytetarët në mënyrë anonime mund të denoncojnë grupime dhe shënim të organizuar të festave të ardhshme”, informojnë nga MPB.

MPB, thonë nga atje, duke e vlerësuar angazhimin e qytetarëve në drejtim të parandalimit të pandemisë dhe ruajtjen e shëndetit publik, edhe një herë i bën thirrje popullatës që të përmbahet nga grupimet dhe t’i respektojë masat e Qeverisë, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit individual dhe publik.

Të fundit