21/05/2024
15.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPJ-ja bullgare: Qasje të lirë dhe siguri për bullgarët më 4 shkurt

Bullgaria, sic percjell KlanM, përmes notës diplomatike do të kërkojë nga RMV-ja që bullgarëve që do të udhëtojnë në Shkup për të shënuar ditëlindjen e Goce Dellçevit t`u sigurohet qasje e lirë. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe përfaqësues të ambasadës bullgare.

“Nëpër rrjetet sociale në RMV organizohen bllokada të rrugës drejt Shkupit kundër neonacistëve bullgar. Kyçe është të sigurohet mbrojtja e bullgarëve dhe ngjarja e 4 Shkurtit është elementi i kësaj. Duam deeskalimin, nuk ikim nga dialogu. Kryeministri ynë do të ketë një bisedë telefonike me Kryeministrin e RMV-së, kurse një nga elementet kryesore do të jetë siguria e qytetarëve bullgarë” – tha Nikollaj Milkov, ministër i jashtëm bullgar.

Nëpër rrjetet sociale, sic njofton KlanM, përhapet nisma për roje nate të varrit të Goce Dellçevit kurse vërehen vetorganizime të qytetarëve për të ndaluar ardhjen e grupeve të organizuara nga Bullgaria më 4 Shkurt për të shënuar ditëlindjen e Goce Dellcevit.

“Thirrje për të gjithë patriotët! Ejani me kamionë, traktorë, vetura dhe maqineri tjetër dhe mbështesni protestën e 4 Shkurtit. Kumanovarë ju bëjmë thirrje në orën 09.00 ta bllokoni pikëpagesën rrugore drejt Shkupit. Të mos lejojmë që neo-nacistët bullgarë të pështyjnë në përkujtimin e të madhit Goce Dellçev” – thuhet në thirrjen që tashmë është bërë virale nëpër rrjetet sociale.

Paraprakisht, fondacioni bullgar “Makedonija” në faqen zyrtare në Facebook dje publikoi udhërrëfyesin për të gjithë bullgarët që do të donin të vijnë në Maqedoninë e Veriut.

Raportet e brishta RMV-Bullgari, sic njofton KlanM, sërish u përkeqësuan pas incidentit në Ohër, kur ishte sulmuar fizikisht sekretari i një Klubi bullgar, si dhe pas disa deklaratave të politikanëve bullgar për pretendime territoriale por edhe aludime për attentat ndaj Presidentit Stevo Pendarovski.

Të fundit