04/10/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

MSH: Mbajtje e detyrueshme e maskës, përdorimi i saktë kyç në përballjen me Kovid-19

Mbajtja e detyrueshme e pajisjes mbrojtëse për mbulimin e hundës dhe gojës në të gjitha hapësirat e mbyllura, siç janë mjetet për transport publik, marketet, bankat, postat, ambulancat, spitalet, institucionet, si dhe hapësira të mbyllura, ku nuk ka mundësi për mbajtje të distancës prej dy metrave midis qytetarëve, siç janë tregjet, qendrat e hapura tregtare, rrugët e ngushta, stacionet e autobusëve dhe të ngjashme, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Është me rëndësi maska të përdoret gjithmonë kur nuk mundet të mbahet distancë e nevojshme dhe siç është përcaktuar në protokollet – dhe në vend pune, takime, trajnime, konferenca, ngjarje dhe tubime në ambient të hapur, në plazhe dhe të ngjashme. Përdorimi i saktë maskës është kryesore për parandalim efikas të përhapjes së virusit, theksojnë nga Ministria.

Para përdorimit, nevojitet që duart të jenë të pastra, paraprakisht të lara me sapun dhe ujë (në kohëzgjatje prej 60 sekondave) dhe pasi mirë t’i thani t’i dezinfektoni me mjet dezinfektues (në kohëzgjatje prej 20 sekondave) në bazë të alkoolit, dhe pastaj ta vendosni maskën. Në pjesën e sipërme të maskës apo përshtatës metalik i cili duhet ta shtypini me çfarë do ta adaptoni maskën duke e përshtatur të njëjtën në hundë, ndërsa me këtë do ta ngjitni për fytyrën me çfarë plotësisht do ta mbuloni gojën dhe hundën.

Pas përdorimit, me kujdes largoni maskën nga njëra anë pastaj në tjetrën me më pak prekje. Maska duhet të hidhet në mbeturina me kapak me çfarë do të mbrohet edhe rrethina nga përhapja shtesë e virusit. Pastaj, sërish lani duart dhe dezinfektoni duart, si në fillim.

Nëse përdorni maskë pëlhure kini kujdes që plotësisht të mbulohen hunda dhe goja, mos e prekni pjesën e përparme me duar dhe në rast se laget përlyhet ndërroni me një të re. Maskat për përdorim disaherësh duhet të lahen pas çdo përdorimi, vendosja dhe largimi i maskës duhet të jetë bëhet me higjienë përkatëse të duarve.

Kryesore për përballje me virusin është kryesore që të respektohen protokollet dhe masat për mbrojtje nga ana e secilit qytetar – mbajtje të pajisjes mbrojtëse personale – maskë, mbajtje të distancës prej dy metrave, higjienë të shpeshtë dhe dezinfektim të duarve, qëndron në kumtesë. ar/

Të fundit