04/10/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Multimiliarderi arab pa para! E dhuroi pasurinë për bamirësi

Fusha ku kultivohen palmat në Arabinë Saudite në qytetin Al-Qassim ka më shumë se 200000 palma me 45 lloje të hurmave ku prodhimi vjetor arrinë 10000 tonë hurme. Ky kopsht është uakafi më i madh që gjendet në sipërfaqen e tokës, i cili është regjistruar në Librin e Rekordeve Botërore Guinness si suksesi apo arritja më e madhe që është regjistruar ndonjëherë. Ky kopsht i përket njeriut më të pasur në Arabinë Saudite “Sulaiman Al Rajhi”. Të ardhurat nga ky kopsht përdoren për bamirësi.

Kush ishte Suleiman Al-Rajhi?

Suleiman al-Rajhi ishte i varfër kur ishte në shkollë, mirëpo ishte vizionar. Një ditë administrata e shkollës organizoi një turne argëtimi dhe i kërkoi secilit nxënës të jepte një rial, vlerë monetare saudite, për të marrë pjesë. Ai shkoi në shtëpi por prindërit e tij nuk kishin as edhe një rial të vetëm për t’i dhënë. Ai u mërzit dhe qau shumë sepse po afrohej data për turneun. Pastaj vjen rezultati i provimeve të tij tremujore, ku ai zuri vendin e parë në klasën e tij dhe një mësues palestinez i dha 1 rial si shpërblim. Ai vrapoi te kryetari i programit argëtues dhe i dha 1 rialin e tij.

Me kalimin e kohës, ai mbaroi shkollimin dhe filloi të punojë, duke emërtuar një dhomë si një bankë në qytetin Jeddah. Ai e filloi jetën e tij si një sipërmarrës i ri me përkushtim dhe punë të palodhshme. Zoti e bekoi punën e tij. Në një periudhë të shkurtë kohore, një rrjet bankash i quajtur ‘Al-Rajhi’ u përhap në të gjithë Arabinë Saudite.

Suleiman al-Rajhi nuk kishte harruar mësuesin e tij palestinez, por fillon ta kërkojë atë. Pasi e takon mësuesin, i cili tashmë ishte në pension, me një situatë të rëndë ekonomike, Al-Rajhi e merr mësuesin e tij palestinez në makinë dhe i thotë “Ju kam borxh.”

Mësuesi i thotë, “çfarë mund t’i detyrohet dikush një të varfëri?!” – Al-Rajhi ja kujton mësuesit të tij duke i thënë se vite më parë më ke dhënë një shpërblim prej 1 riali. Mësuesi duke buzëqeshur i thotë, a tani ti dëshiron të ma kthesh atë rial?!!!

Al-Rajhi parkon veturën para një shtëpie njëkatëshe, përpara së cilës ndodhet edhe një makinë e shtrenjtë, dhe i thotë mësuesit të tij se shtëpia njëkatëshe dhe makina janë për ju, dhe ne do të jemi përgjegjës për të gjitha shpenzimet tuaja.

Mësuesi palestinez me lot në sy i thotë Al-Rajhit se kjo shtëpi njëkatëshe e mrekullueshme dhe kjo makinë e shtrenjtë, janë shumë për mua. Mirëpo Al-Rajhi i thotë se kur ju më dhatë një shpërblim prej 1 riali atë ditë, të cilën nuk e harroj kurr, unë isha shumë më i lumtur sesa që jeni ju tani.

Në vitin 2010, Suleiman al-Rajhi e ftoi familjen dhe jua shpërndau gjysmën e pasurisë së tij. Aktualisht, vlera e Uakafit të Sulaiman Al-Rajhit është më shumë se 60 miliardë rialë. Ai zotëron një kompani saudite dhe “Al-Rajhi Bank”, e cila ka dhuruar 170 milion rialë për virusin korona, dhe i ka dorëzuar dy hotele brenda Mekës Ministrisë së Shëndetësisë.

Revista “Forbes” e ka cilësuar atë si njërin nga 20 bamirësit më të mëdhenjë në botë.

Në një intervistë ai tha:

“Është e rëndësishme që njeriu të lë sa duhet për trashëgimtarët e tij, dhe është e shkëlqyeshme t’i shohë ata të shijojnë pjesën e trashëgimisë së tyre në paqe me njëri-tjetrin! Sidoqoftë, po aq e rëndësishme është kthimi i një pjese të pasurisë kombit dhe shoqërisë. Ne ia kemi borxh suksesin tonë vendit që na ushqen, dhe njerëzve që na besuan dhe i blenë produktet tona.

Përveç kësaj, ju i detyroheni vetës aq sa i keni borxh familjes suaj. Sapo të largoheni nga kjo jetë, investimi i vetëm që ka rëndësi është ajo që keni kursyer për jetën tuaj.

Al-Rajhi dha gjysmën e pasurisë familjes së tij dhe gjysmën tjetër të pasurisë i dha fondit për bamirësi.

I pyetur se: “Si ndihet një multimiliarder pa para?!”

Ai, me sytë e tij të përlotur nga gëzimi, buzëqeshi përsëri dhe tha: “Ndihem lehtë! Ndihem i lirë! Ndihem si zog … dhe kur Allahu më thërret, unë mund t’i përgjigjem thirrjes së Tij pa pengesa! Çfarë lehtësie!!!

E përktheu nga anglishtja dhe parafrazoi
M.A.Ylber Dedushi

Të fundit