22/06/2024
21.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Musa Xhaferi, Blerim Bexheti e Nevzat Bejta mbeten brenda BDI-së/ Osmani: Kjo lë hapësirë që debati të zhvillohet në parti

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani në “Summer Click” në TV21 tha se Nevzat Bejta, Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi vazhdojnë të mbesin pjesë e BDI-së pasi të njëjtit nuk janë deklaruar se do të marrin pjesë në ndonjë subjekt tjetër politik. Osmani tha se të njëjtit morën pjesë edhe në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

“Sigurisht do të duhet të flisni me ta, do të ishte më korrekte, por fakti që ishin në mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, nuk janë deklaruar që janë pjesë e lëvizjeve të reja, strukturave të reja, organizimeve të reja, lë hapësirë që ky debat të zhvillohet më tutje në parti për të parë çka më tutje në këtë drejtim”, tha Osmani.

Të fundit