-
Ministri I Planifikimit Hapësinor dhe Ambientit Jetësor Naser Nuredini ka folurpër shpalljen e Malit Sharr si park Nacional duke e cilësuar këtë si një nga arritjetme të mëdha që do të ndikoj në mbrojtjen e ambientit dhe do tju shërbejë të gjithëqytetarëve të rajonit të Pollogut dhe jo vetëm. Por menaxhimi me parkun nacionalështë ende në një fazë delikate dhe shumë ligje duhet të përshtaten me kriteret ereja. Nuredini tregoi se do të jenë shumë strikt sa i përket dhënies së lejeve përhidrocentralet në Malin sharr dhe ato do të jenë në përputhje me ndryshimet ligjoreqë priten të miratohen vitin e ardhshëm. Ndërkohë me marrëveshjë ata kanë arriturtë anulojnë disa kontrata pasi nuk ishin në përputhje me standardet e kërkuara përhidrocentralet në një zonë të mbrojtur, njofton Tv Koha.Përvec 7 hidrocentraleve, kontratat e të cilëve nuk janë anuluar, janë edhe 3 ose 4hidrocentrale që do të vazhdojnë me punimet pasi janë vendime në kalim. Përkontratat e anuluar shteti do të duhet të paguaj dëmshpërblim për harxhimet qëkanë patur subjektet kontraktuese të cilat janë të dokumentuar por kanë shmangurpagesën e kamatës.Sa I përket ndërtimeve pa leje që janë në këtë zonë Nuredini shpjegon se do tëpriten ndryshimet në ligjin për legalizim dhe më pas do të vendoset nëse do tëvazhdojnë të ekzistojnë si objekte ose do të prishen, varësisht dhe nga qëllimi Ityre.Për këto dhe tema tjera që kanë të bëjnë me sferën e ekologjisë, ju ftojmë të ndqiniemsionin Polemikë me Ministrin Naser Nuredini, që do të transmetohet paspërfundimit të lajmeve të orës 21.30 minuta. Tv Koha/Iva Nasufi







