Të tjera lajme

NBA: NJUJORKU E NIS ME FITORE SERINË E NDESHJEVE FINALE

Skuadra e  Nju Jorkut  fitoi  sot  në transfertë  ndaj  San Antonio ndeshjen  e parë  të  finales së play off-it  në kampionatin amerikan të basketbollit NBA  Edhe pse  në  cilësinë e mysafirit  ekipi  Nju Jork  dominoi  pothuajse   gjithë  lojën  dhe  në  fund  korri  fitore  të sigurt  me rezultatin  105- 95 

 Në ndeshjen e sotme San  Antonio pësoi  para tifozëve  vendas nga Nju Jorku me rezultatin  95-105 . Për ekipin e Nju Jorkut , kjo ishte finalja e parë pas një pushimi prej 27 vitesh, ndaj të gjithë e kanë të qartë se kjo është një mundësi që nuk duhet humbur.

 Këtë  sigurisht  e  dinë edhe basketbollistët  të cilët në ndeshjen e parë  finale dëshmuan karakter të pabesueshëm, ashtu siç bënë edhe në  finalen Konferencës së Lindjes kundër Klivlend.

 Heroi i mbrëmjes për skuadrën nga Nju Jorku ishte sërish Xhejlen Branson.

 ‘Ylli’ i Niksa ve realizoi 30 pikë, edhe pse nuk pati përqindjen më të mirë në gjuajtje. Kontribut të rëndësishëm dha edhe Enthony Tauns me 18 pikë.

 Nga ana tjetër, për Spars-at nuk mjaftuan 26 pikët e Victor Vembenjama .

 Tashmë seria zhvendoset te ndeshja e dytë, që do të luhet në natën mes së premtes dhe së shtunës.

 Një tjetër fitore e Nju Jorkut do t’i afronte shumë pranë një titulli historik, që mungon prej plot 53 vitesh. TV Koha

Të fundit