18/05/2024
22.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndërmarrja për gjelbërim e Komunës së Gostivarit mbolli 16 pemë në përkujtim të 16 viktimave të Llaskarcës

Me qëllim përjetsimin e tyre, me iniciativë të familjarëve të viktimave nga tragjedia e Llaskërcës, Ndërmarrja Publike “Parkingu i qytetit dhe gjelbërimi”, në parkun e vogël në qendër të qytetit, mbolli 16 pemë në përkujtim të 16 viktimave nga kjo tragjedi, tranmseton Portalb.mk.

Periudhën në vijim, thonë nga Komuna e Gostivarit, do të bëhet edhe rregulli hortikulturor i hapësirës dhe do të vendoset një pllakë përkujtimore me emrat e 16 të ndjerëve.

“Ne e mbështetëm këtë nismë dhe dhamë një kontribut. Një pjesë e hapësirës në parkun e vogël do të rregullohet hortikulturisht në periudhën e ardhshme dhe do të përfaqësojë një vend të denjë që do të mbajë kujtimin e jetëve të humbura tragjikisht”, thonë nga NP “Parkingu i qytetit dhe gjelbërimi”.

Parku për përkutimin e viktimave të aksidentit në LlaskarcëParku për përkutimin e viktimave të aksidentit në Llaskarcë


Kujtojmë se, më 13 shkurt të vitit 2019, në aksident të autobusit në Llaskarcë, humbën jetën 16 pasagjerë dhe 38 të tjerë u lënduan.

Në këtë proces gjyqësor akuzohen gjashtë persona: pronari i “Durmo Tours”, Durmish Beluli, personi përgjegjës për transport në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski, si dhe tre punonjës të stacionit të kontrollit teknik. Tre të parët akuzohen për krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, ndërsa të tjerët akuzohen për bashkëpunim në të njëjtin vepër.

Të fundit