Ndërroi jetë sot gazetari Nazif Zejnullahu, veteran i të përditshmes së njohur “Flaka” dhe së fundi kryeredaktor i revistës “Hëna”, organ i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni.
“Bashkësia Fetare Islame e RMV-së, me dhimbje të thellë njofton opinionin se sot ndërroi jetë punëtori i sajë, Haxhi Nazif Zejnullahu, kryeredakator shumvjeçar i revistës “Hëna e Re” dhe gazetar i mirënjohur në gjitha trojet shqiptare.
Reisul Ulema i BFI e RMV-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në emër të të gjith të punësuarve në Bashkësinë Fetare Islame të RMV-së, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe miqtë e të ndjerit. Lusim Allahun e Madhërishëm që ta ketë mëshiruar”, njofton zyra për Informim pranë BFI e RMV-së.(INA)