31/10/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Ndryshimet kushtetuese do të bëhen, por jo para zgjedhjeve lokale”

Kryetari i partisë “E Majta” dhe deputeti i Kuvendit, Dimitar Apasiev njofton se në margjina po thuhet se VMRO dhe VLEN kanë marrëveshje xhentëlmene që të mos ndërhyjnë në portofolet qeveritare.

Apasive thotë se ka besim se do të zbatohen ndryshimet kushtetuese dhe përfshirja e bullgarëve në preambulë, por pa partinë e tij, sepse thotë se do të qëndrojnë kundër.

“Nuk do të bëhen para zgjedhjeve lokale sepse kjo do t’i shpërthejë ballonin e VMRO-së si parti popullore. Do të vazhdojnë, qeveria është e ëmbël dhe e shihni që çdo gjë që mohuan në fushatë dhe më parë, tash po e festojnë si një mrekulli diplomacie për Marrëveshjen e Prespës ose tani po priten shirita për “Bechtel dhe Enka”. Mos u besoni këtyre politikanëve. Kini kujdes për kë votoni”, thotë Apasiev.

Të fundit