Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se janë të kufizuar në mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatin e opozitës shqiptare për president, Arben Taravari, përcjell TV21. Kasami tha se ka interesim të madh, por që për 5-6 komuna të Tetovës me rrethinë ka vetëm një zyrë të Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve.
https://www.facebook.com/watch/?v=23564470145645944
“Ndryshimi veçmë ka nis, këtë ndryshim nuk e ndal as pushteti, as Rusia e as kush tjetër, pra ndryshimi po vjen dhe atë ndryshim do ta bëjë koalicioni VLEN. Ne sot kemi nisur zyrtarisht me mbledhjen e nënshkrimeve, disa qytetarë kur e kanë marrë informatën edhe gjatë vikendit kanë nënshkruar, por nuk kemi informata sa kanë nënshkruar gjatë vikendit, por zyrtarisht pra sot ne sot si koalicion nisim mbledhjen e nënshkrimeve. Besoj një periudhë shumë të shkurtër do të mbledhim nënshkrimet, kjo përcaktohet nga kapaciteti i KSHZ-së, po të kishte më shumë zyra, unë besoj që për një ditë do të mblidheshin nënshkrimet”, theksoi mes tjerash Kasami./tv21.tv