05/05/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Aeroportin e Shkupit dorëzuan test PCR të falsifikuar, aktakuzë ndaj 3 personave

Prokuroria Publike në Shkup ka dorëzuar aktakuzë kundër 3 personave për veprën penale – Falsifikim të dokumenteve nga neni 378 të Kodit Penal.

Siç njoftohet nga Prokuroria, personat me teste negative PCR të falsifikuara, janë përpjekur të udhëtojnë me avion, por janë zbuluar në Aeroport nga personat zyrtarë.

“Në raste të ndryshme, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, të akuzuarit kanë përdorur dokumente të rrejshme – test PCR negativ për SARS-CoV-2 të falsifikuar. Edhe pse e kanë ditur se nuk janë testuar në laboratorët e potencuar, gjatë përpjekjes të lëshojnë shtetin me fluturim avioni nga Shkupi, ata i kanë prezantuar vërtetimet si të vërteta, por janë zbuluar nga personat zyrtarë të autorizuar”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë./TV21

Të fundit