25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në botë çmimet e naftës ranë në nivelin më të ulët që nga janari, në RMV u rritën

Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-98 do të ulet për një denarë , ndërsa për gjysmë denarë do të ulet EUROSUPER BS-95. EURODIESEL dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri nga sonte në mesnatë do të shtrenjtohet për një denar, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 84 denarë, dhe 86 denarë për EUROSUPER BS – 98. Një litër naftë EURODIESEL BS do të shitet për 91 denarë, ndërsa për 87,5 denarë vaji ekstra i lehtë.

Me vendim të Komisionit Rregullativ për energjetikë, çmimet me pakicë të derivateve të naftës janë ulur mesatarisht për 0.14 %krahasuar me vendimin e datës 21 të këtij muaji.

Ndërkohë në tregjet botërore, çmimet e naftës ranë edhe javën e kaluar, për të katërtën herë radhazi, duke u zhytur në nivelet më të ulëta në tetë muaj, për shkak se bankat qendrore po rrisin normat e interesit për shkak të inflacionit të lartë, i cili mund të shkaktojë recesion dhe rrjedhimisht rënie në kërkesë për “arin e zi”. Çmimi i fuçisë në tregun e Londrës ra javën e kaluar me 5.7 %, në 86.15 dollarë, ndërsa në tregun amerikan çmimi i fuçisë ra me 7.5%, në 78.75 dollarë. Rënia e çmimeve në nivelet më të ulëta që nga mesi i janarit është pasojë e ngadalësimit të rritjes së ekonomive më të mëdha në botë dhe rrezikut në rritje të recesionit. Për shkak të inflacionit të lartë, bankat qendrore rrisin normat e interesit, gjë që ngadalëson rritjen e ekonomive dhe në këtë mënyrë dobëson kërkesën për produkte energjetike. Çmimet e naftës u ndikuan negativisht edhe nga forcimi i dollarit.

Medina Ajeti /SHENJA/

Të fundit