15/06/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në garat “Ditët e gjykimit të simuluar” studentët e Universitetit të Tetovës u shpërblyen për punën më të mirë ekipore

Studentët e Klinikës Juridike të Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, me datë 29.11.2022, në garat e pesta me radhë ‘’Ditët e gjykimit të simuluar’’, të organizuara nga Fakulteti Juridik i Universitetit ‘’Goce Dellçev’’ në Shtip, u shpërblyen me mirënjohje “Puna më e mirë ekipore’’ dhe ‘’Shkresat më mirë të përgatitura’’.

Në këto gara morën pjesë studentë të katër fakulteteve juridike në vend: Fakultetit Juridik i Universitetit ‘’Goce Dellçev’’ në Shtip, Fakulteti Juridik i Universitetit ‘’Shën Klimenti i Ohrit’’ në Manastir, Fakultetit Juridik i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë dhe Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës.

Ekipi i përbërë prej studentëve, Emilija Gjorgjeska në rolin e gjykatëses, Hatixhe Memeti në rolin e prokurores, Besa Muaremi avokate mbrojtëse, Murat Ali i dëmtuar, Blerian Selmani avokat i të dëmtuarit, Lluka Cukellovski i akuzuar, Anastasija Janevska dëshmitare, Albin Fazliu ekspert mjeko-ligjor, Petrit Bajrami përkthyes dhe Arijan Bajrami dëshmitar, përgatiti rastin dhe shkresat në lidhje me gjykimin e simuluar nën udhëheqje të udhëheqëses së Klinikës Juridike Doc. Dr. Njomza Selimi Osmani dhe avokatit Mr. Ibraim Bajrami. Garat organizohen me mbështetje të zyrës së OSBE-së në Shkup dhe Ambasadës së SHBA-së në vend.almakos

Të fundit