18/06/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Greqi rikthehet virusi SARS-CoV-2 me shifra alarmante, sa të rrezikuar jemi edhe ne?

Në Greqi ka një rritje të konsiderueshme të rasteve të reja me Covid. Sipas buletinit të Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik, të cilit i referohet Kathimerini, për periudhën 24-30 korrik, numri i rasteve të konfirmuara me SARS-CoV-2 është rritur në krahasim me javën e kaluar.

Javën e kaluar në spital janë shtruar 321 pacientë pozitivë e Covid, një rritje kjo 41% më shumë krahasuar me mesataren e pranimeve javore gjatë katër javëve të fundit.

Megjithëse vihet re një rënie e numrit të pacientëve që përfundojnë në intubim, aktualisht janë 16 raste të tilla në spitalet greke.

Numri i fataliteteve ka arritur në 24. Mosha mesatare e tyre ishte 87.5 vjeç.

Mostrat javore të ngarkesave virale në ujërat e zeza urbane treguan një rritje të SARS-CoV-2 në tetë nga 10 rajonet e kontrolluara.

Rritja e rasteve të reja përkon me kulmin e sezonit turistik në Greqi.

Të fundit