Lajmi se në propozim kornizën për negociatat tona me BE-në në gjuhën maqedonase duhet të përkthehet legjislacioni evropian është punë normale dhe standarde dhe edhe një konfirmim dhe njohje për gjuhën maqedonase, vlerësoi sot lideri i LSDM-së dhe ish kryeministri Zoran Zaev, duke i bërë thirrje VMRO-DPMNE-së opozitare që ta përshëndesë këtë akt, si dhe të ndalojnë të gjitha gënjeshtrat se e kemi humbur gjuhën.
“Po, erdhi edhe lajmi për propozim kornizën negociuese me BE-në, gjuha maqedonase përmendet si gjuhë në të cilën duhet të përkthehet legjislacioni evropian para se të bëhemi shtet anëtar i BE-së. Këtë e konsiderojmë si diçka normale, punë standarde, sepse sipas letërnjoftimit tonë në Kombet e Bashkuara dhe sipas të drejtës sonë të vetëvendosjes gjuha jonë është maqedonase, ndërsa ne komunikimin ndërkombëtar e bëjmë edhe në gjuhën maqedonase”, tha Zaevi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas deklaratës para Kuvendit.
Kjo, shtoi, është edhe një konfirmim dhe njohje për gjuhën maqedonase. Kjo le të jetë thirrje që të ndalojnë me gënjeshtrat ata të cilët me muaj gënjenin dhe thoshin se e kemi humbur gjuhën dhe të ndalojnë të na e ofendojnë dhe nënvlerësojnë gjuhën duke e quajtur “severxhane”. Ne flasim gjuhë maqedonase e cila dalëngadalë po bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane bashkë me gjuhët tjera evropiane. Ky është patriotizëm, ky është kujdes për atdheun, për identitetin maqedonas”, tha Zaevi.
I bëri thirrje VMRO-DPMNE-së, siç tha, të përshëndesin miratimin e propozim kornizës negociuese dhe ta përshëndesin edhe lajmin se legjislacioni i BE-së do të përkthehet në gjuhën tonë maqedonase.
“Ishin kundër integrimit në NATO dhe BE, kundër Marrëveshjes së Prespës, ishin kundër Ligjit për Prokurorinë Publike, Mickovski nuk duartrokiti kur këtu në Kuvend e miratuam Protokollin për anëtarësim në NATO. Sot le ta përshëndesin këtë hap të rëndësishëm të integrimit tonë evropian, le ta përshëndesin gjuhën maqedonase”, tha Zaevi. fc/