06/05/2024
10.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në kushte spitalore po mjekohen 318 persona me koronavirus, 137prej tyre janë në Shkup

Për mjekim në spitalet e vendit ndodhen 318 persona me Kovid-19 apo të dyshuar me virusin, ndërkaq në dispozicion janë 574 shtretër spitalorë. Në Shkup ka 137 pacientë, ndërsa në qytetet e tjera 181. Shumë prej tyre janë në mbështetje oksigjeni, informoi Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor për persona të hospitalizuar.

Numri I pranimeve po ulet gjatë ditëve të fundit, kështu që spitalet mbyllën një pjesë të kapaciteteve dedikuar për pacientë me kovid-19.

Në 24 orët e fundit, në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar pesë pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi: nga dy në Klinikën infektive dhe në SPQ “8 Shtatori” dhe një në Institutin për TBC, ndërsa në shtëpi janë lëshuar dy pacientë të shëruar.

Sot në mëngjes deri në orën 8:00 ka pasur 70 vende të lira në kryeqytet. Siç kumtoi Ministria, në Infektive janë të shtruar 68 të sëmurë, në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 50 dhe 19 janë të hospitalizuar në Institutin për TBC.

Sipas raporteve të spitaleve në qytetet e tjera, në Manastir dhe në Veles në mënyrë spitalore po mjekohen 17 persona, në Shtip 19, Tetovë pesë pacientë, Kumanovë 34.

Në Ohër janë të hospitalizuar 25, në Prilep 12, dy në Gostivar, 22 në Strugë, 13 në Strumicë, nga katër në Kopan dhe Kavadar, shtatë në Kërçovë, ndërsa në Gjevgjeli nuk ka pacientë me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë thekson se statistika ndryshim gjatë ditës me pranime dhe lëshime të reja të pacientëve dhe se repartet e spitaleve klinike disponojnë me vende spitalore drejt të cilave ka qasje oksigjeni.

Të fundit